![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Sigurimet nisin rikuperimin, tregu ne prill u rrit me 1.5 per qind
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2016 kapën vlerën mbi 4,167 milionë lekë, ose 1.53% më shumë se në periudhën janar-prill 2015.
Gjatë periudhës janar-prill 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 300,942 me një ulje prej 3.21% krahasuar me periudhën janar-prill 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.08% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.47% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.45%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 40.46% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 59.54% të totalit të tregut.Gjatë periudhës janar-prill 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,114 milionë lekë, ose 10.05% më shumë se periudhën janar-prill 2015.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-prill 2016 arritën rreth 2,470 milionë lekë, ose 3.61% më shumë se në periudhën janar-prill 2015.Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2016, pati një rritje prej 1.52% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 2.63% krahasuar me periudhën janar-prill 2015.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-prill 2016 pati një ulje prej 3.13% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 0.71% krahasuar me periudhën janar-prill 2015.Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-prill 2016, pati një rritje me 15.09% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-prill2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 19.04%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-prill 2016 arritën mbi 1,678 milionë lekë, ose 2.44% më pak se në periudhën janar-prill 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 10.98% krahasuar me periudhën janar-prill 2015.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar-prill 2016, patën ulje me 0.78% kundrejt periudhës janar-prill 2015.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-prill 2016 siguruan mbi 754 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 61.63%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 26.81% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2016, vihet re një ulje prej 25.24% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 26.56% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2015.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2016, arritën në rreth 420 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 15.52% në krahasim me periudhën janar-prill 2015.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2016, arritën rreth 269 milionë lekë, ose 10.27% më pak se në periudhën janar-prill 2015.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2016 u rritën me 10.05% krahasuar me periudhën janar-prill 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 774 milionë lekë, apo 69.43% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)